Në podium për herë të parë në dy vite opozitë/Protestat bashkojnë PD-në, Topalli në krah të Bashës: Çohuni e shpëtoni vendin tuaj!

0
129

 

 

topalli ne protesteProtestat kundër qeverisë duket se kanë ndikuar pozitivisht edhe në radhët brenda demokratëve. Si rrallëherë, dje qytetarët dhe kamerat patën mundësi të fiksonin një përqafim të kreut të PD-së Lulzim Basha me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli, e njohur si një prej kritikeve të linjës së ndjekur prej tij. Ish-kryetarja e Kuvendit foli dje për herë të parë në historikun e protestave opozitare ku mbajti një fjalim që elektrizoi jo pak të pranishmit në protestë. Në fjalimin e saj deputetja demokrate u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të ngrihen kundër qeverisë. “Shqipëria duhet të bëjë një zgjidhje. Duhet të bëjë ndryshimin themelor ose do të falimentojë! Nuk ka rrugë më të mirë për t’iu kthyer shpresës për të ardhmen sesa kuraja për të protestuar! Çohuni kundër tyre!l Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë shpirtrobër! As hyzmeqarë të vulgut! Mos iu nënshtroni hipokrizisë apo arrogancës së parasë! Ngrihuni kundër një regjimi të kalbur nga korrupsioni dhe të ngritur në pushtet nga krimi që vetë quhet qeveri! Dilini zot vetes! Çohuni e shpëtoni vendin tuaj!”, – tha Topalli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency