Varfëria/ Mjerimi ka zbritur në rrugët e Tiranës, situata çdo ditë e më keq

0
206

 

“Të gjithë e kanë kuptuar që po jetojmë në kohë të vështira dhe në një krizë të thellë ekonomikë, por vetëm qeveria e cila na vrojton nga lart nuk shquan dot mjerimin”

 

Çdo ditë shohim në televizor, dëgjojmë në radio dhe lexojmë në gazeta se ekonomia është rritur, këto të paktën sipas lajmeve që si burim kanë deklaratat  e qeverisë. Këto lajmë janë shumë të shpeshte dhe kanë bombarduar këdo që kërkon të informohet. Qeveria flet për suksese dhe vende të reja punë, duke shkuar në ekstrem pasi Ministri i Financave, në një intervistë të para disa ditëve përsëri disa herë se janë hapur 300 mijë vende pune, gjatë qeverisjes së fundit. Kjo situatë pasqyrohet në media, por në realitet është shumë ndryshe, praktikisht është e kundërta. Në rrugët e të gjithë Shqipërisë shikon çdo ditë njerëz të pa punë që luftojnë për të jetuar.  Në çdo hap që hedh mund të shohësh njerëz të cilët kërkojnë lëmosh nga kalimtarët, pasi nuk kanë mundësi tjetër. Mund të shohësh të tjerë njerëz që kërkojnë dhe gërmojnë në kazanët e plehrave, për të gjetur ushqim për të jetuar. Çdo ditë e më tepër kjo shtresë e shoqërisë po shtohet, pasi varfëria është ulur këmbë kryq më të gjithë popullin. Të gjithë e kanë kuptuar që po jetojmë në kohë të vështira dhe në një krizë të thellë ekonomikë, por vetëm qeveria e cila na vrojton nga lart nuk shquan dot mjerimin.  Duhet kohë që qeveria të dal në terren dhe të shikoj që nuk janë hapur 300 mijë vende pune dhe ekonomia nuk është rritur. Duke parë që qeveria ka shumë punë po mundohemi t’ia lehtësojmë punën duke i treguar disa foto të cilat tregojnë mjerimin që është në rrugët e qytetit. Në fotot që kemi shkrepur në një rrugë të zakonshme në Tiranë, duket qartë dhe pastër se varfëria është ulur këmbë kryq me popullin. Duket shumë qartë që varfëria ka pushtuar çdo gjë që i ka dal përpara.20170202_160417

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here