Nisma e re qytetare, të mos  hedhin mbeturinat në kazanë

0
218

Keni menduar se ndotja në Shqipëri është e lartë? Çdo ditë përpiqeni për të mirën e mjedisit, duke bërë veprime ekologjik? Ka disa të tjerë që bëjnë shumë më shumë veprime ekologjike se ju. Shumë banorë në kryeqytet kanë filluar që të mbajnë pastër koshat e plehrave dhe të ndotin ambientin rreth tyre, duke treguar kujdesin e tyre. Kemi parë në shumë rrugë kazanë të tej mbushur, por tani ka dalë në modë që kazanët të jenë bosh. Për këtë arsye shumë njerëz i zgjedhin të hedhin mbeturinat afër kazanit, pa u shqetësuar se mund të ndotin ambientin. Kjo ndodh për një sërë arsyesh, pasi njerëzit përtojnë për të bërë dy hapa më shumë dhe e hedhin qesen nga larg. Dikush për të mos bllokuar trafikun e hedh që nga dritarja e makinë, por duke qenë larg qesja përfundon në shumë raste jashtë kazanit. Dikush tjetër e hedh nga dritarja e pallatit, por nuk ka shumë talent në basketboll dhe nuk shënon dot.  Dikush tjetër e shikon të arsyeshme që të lërë hapësirë në kazanë për të tjerët dhe e hedh me vetëdije jashtë kazanit. Të gjitha këto arsye të renditura më sipër janë një problem shumë i madh, pasi shpesh herë përbëjnë edhe një problem  për punonjësit e pastrimit, pasi përveç kazanëve duhet që të mbledhë edhe mbeturinat rreth tij. Hedhja e mbeturinave jashtë kazanit është një kulturë e përgjithshme në Shqipëri dhe nuk po gjen një zgjidhje, sepse ende nuk funksionon sistemi  i gjobave për shkelësit e ligjit.  Nga shumë foto të shkrepura nëpër rrugët e Tiranës, menduam që të ndajmë me lexuesin vetëm disa prej tyre që janë shkrepur në afërsi të qendrës, vetëm disa minuta larg saj. Gjendja në kazanët e tjerë në Tiranë është e njëjtë me këto foto, por do ti ndajmë me ju në javët në vijim.

3b 3a 3

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here