Mbyllet “Lolita”, faqja që nxorri të palarat e politikës. Ja arsyet

0
394

“Nuk po na e mbyll as rilindja, LSI, as i dreqi me të birin, por po e mbyllim vetë për arsye personale.” Me këto fjalë administratorët e një prej faqeve më denoncuese në vend ka njoftuar mbylljen e saj.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, “Lolita” lajmëron ndjekësit e saj se për një periudhë kohe faqja do të qëndrojë e mbyllur. Duke falenderuar të gjithë ndjekësit, faqja që shpesh sulmoi politikën duke treguar disa të palara do të mbyllet për të reflektuar duke premtuar se do kthehet më e fuqishme në vazhdim.

Ja statusi i plotë:

Do ta mbyllim Lolitën!
Do ta mbyllim faqen për ca kohë. Nuk po n e mbyll as rilindja, LSI, as i dreqi me të birin, por po e mbyllim vetë për arsye personale.
Edhe pse shumë nga ju mendojnë se ne paguhemi kjo nuk është aspak e vërtetë. Kemi dhe ne jetët tona dhe hallet tona.
Do e shfrytëzojmë këtë periudhë si një periudhë reflektimi dhe do mundohemi të kthehemi më të mirë e të rritur.
Ju falenderojmë të gjithë ju që na ndiqni dhe ju që bëni sikur nuk na ndiqni dhe na keni inat.
Ju duam të gjithëve në mënyrën tonë.
Ah, dhe mundohuni të mos ia shisni askujt shpirtin tuaj se është gjëja më me vlerë që keni!
Mirupafshim
Lolita

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here