Bojkot Sanremos! 29 deputetë nënshkruajnë letër e pretendojnë falje në emër të grave

0
106

Nga: Alba Kepi

Edicioni i 70 i Festivalit të Muzikës Italiane Sanremo 2020 është përfshirë nga polemika të forta politike e mediatike duke u bërë një çështje parlamentare e një nga 10 figurat femërorë të zgjedhura për të prezantuar këtë event, aktorja e njohur, Monica Bellucci sot është tërhequr duke deklaruar mos pjesëmarrjen e saj.

Prezantuesi i këtij Festivali, Amadeus akuzohet për fraza seksiste që injorojnë figurën e gruas e që marrin në konsideratë vetëm aspektin fizik të saj.

Ky skandal shpërtheu menjëherë pas konferencës së parë të shtypit të mbajtur në Teatrin Ariston të Sanremos e zgjedhjes nga ana e prezantuesit Amadeus të 10 femrave që do e shoqërojnë në 5 netët e këtij eventi popullor të muzikës italiane e deklaratave në motivin e kësaj zgjedhje.

29 deputete italiane të të gjitha krahëve politikë, mes të cilave renditen emrat e ish kryetares së dhomës së deputetëve Laura Boldrini, kanë nënshkruar një letër të depozituar në Parlamentin Italian e ku i kërkojnë prezantuesit Amadeus e drejtorit artistik të këtij Festivali, falje publike për deklaratat e bëra gjatë konferencës për shtyp.

Amadeus  duke prezantuar Francesca Sofia Novello, të fejuarën e kampionit të Moto Gp, Valentino Rossi do të shprehej se “ajo është mjaft e bukur dhe e mirë pasi ka ditur të qëndroj një hap pas partnerit të saj të famshëm.”

Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të forta nga gra italiane të sukseshme në fusha të ndryshem të shoqërisë.

Si është e mundur që në 2020, në një konferencë mediatike të një eventi kaq popullor të shprehen fraza kaq seksiste e të gabuara“, shprehet aktorja Claudia Gerini.

Një burrë në qënder e që ka të drejtë të flas e gratë garniturë si statuja të bukura. Këto deklarata janë të pranueshme”, thotë Gerini. “Ende sot gratë ngjallin frikë e më mirë të qëndrojnë një hap pas”, shtoi ajo.

Aktorja italiane shton dozën e polemikës së saj duke pyetur se pse Amadeus ka zgjedhur 10 gra të bukura për Sanremo 2020?

“Atëherë dhe ne kërkojmë 10 prezantues meshkujt e nuk na interson të jenë të bukur por të jenë inteligjent e të ndjeshëm,” tha ajo. 

Edhe pse nuk dihet nëse është influencuar apo jo nga këto polemika por i ka thënë “Jo” ftesës së Amadeus për të qënë një nga 10 femrat e zgjedhura për ta shoqëruar në 5 netët e Festivalit të Sanremos 2020, aktorja e njohur, Monika Belluci.

Pro bojkotimit të Festivalit të Sanremos ka dalë dhe prezantuesja e “Mediaset”, Michelle Hunziker e cila është mjaft aktive në fushatat sensibilizuese për të drejtat e grave duke themeluar dhe shoqatën e saj “Mbrojtje e dyfishtë në favor të gruas”.

Në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se “do të kishte qënë vërtetë bukur sikur një takim mediatik kaq i rëndësishëm si Festivali i Sanremos , të kishte një sensibilitet të veçantë për gratë. Por ja që jo. Duhet të ishte një gjë normale për atë që ka në dorë të organizoj sivjet Festivalin e Këngës Italiame, por që nuk e konfirmoj,”thotë ajo duke shtuar se “në ditëlindjen e 70 të Festivalit të Sanremos nuk i kushtuan vëmendje e sensibilitet një teme kaq të rëndësishme, që është e ardhmja jonë.”

Polemika ndaj Sanremos është shtuar gjatë orëve të fundit dhe për praninë në këtë event të reperit, Junior Cally  i cili këndon gjithmonë me maskë me fytyrë e dallohet për tekstet e dhunshme, banale e seksiste.

 

Oranews.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here