Deputeti i PD-së: Jam i pari që marr armën për të luftuar! Kryeministri mos të bëjë paçavure, por të vijë këtu !

0
226

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, është shprehur se është gati të marrë armën për të luftuar për Kosovën. Gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë, ai kërkoi që të mbahej një rezolutë për të dënuar dhunën në Kosovë.

Ndërsa kërkoi që kryeministri Edi Rama të mos bëjë paçavure, por të shkojë në Kuvend dhe të jetë transparent.

“Jam i pari që marr armët. Kuksianët janë të parët që kanë marrë armët për çlirimin e Kosovës, janë vrarë disa të rinjtë kuksianë.

Po unë e marr armën për të luftuar për Kosovën, sa i përket faktit që jam i ri në Kuvend kam ardhur me votat e qytetarëve.

Kam kërkuar që të dalim me një rezolutë që të dënojmë dhunën nga grupeve kriminale ndaj qytetarëve të Kosovës dhe KFOR.

Duhet të bënim një seancë jashtë radhe për të mbajtur qëndrim për Kosovën.

Kërkojmë që kryeministri jonë të mos bëjë paçavure e platformave, por të vijë këtu të jetë transparent. Por jo të sillet poshtë e përpjetë, të dalim me rezolutë për të dënuar dhunën e ushtruar në Kosovë nga grupet kriminale”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here