Zvicër, u arratis me të dashurin e burgosur, ja sa vite dënohet gardiania e famshme

0
215

E mbani mend Angela Magdicin, gardiania e burgut, e cila arratis sëbashku me të dashurin e saj, një të burgosur sirianë? Ajo është kthyer sërish sot në qendër të vëmendjes së mediave. Ikja spektakolare nga burgu në Zvicër bashkë më të dashurin e saj, Hassan Kiko, ishte tipike për filmat e Hollywod-it. “Bonny and Clyde” (Boni e Klajd) ose Romeo e Xhuljeta, ishin emërtimet me të cilat identifikohej çifti i ri i jashtëzakonshëm, nga mediat.

Pavarësisht dashurisë së madhe, çifti aventurist nuk arriti të shkonte larg, ndërsa u kapën në Itali dhe më pas u ekstraduan drejt Zvicrës. Të burgosurit Hassan Kikos iu duhej të vuante dënimin, ndërsa ai rrezikon të marrë edhe 6 muaj dënim shtesë. Ndërkohë verdikti për të dashurën e tij është dhënë sot.

Angela Magdici u dënua nga Gjykata e Zyrihut me 15 muaj burg me kusht, në një kohë kur Prokuroria kërkoi një dënim të kombinuar me kusht prej 27 muajsh, nga të cilët shtatë muaj do të ishin burg efektiv. Ndërkaq, nga salla e gjyqit, ish-gardiana pohoi se ishte penduar për veprimin e saj, ndërsa theksoi se ishte treguar mendjelehtë. Nga ana tjetër ajo pohoi se pavarësisht kësaj, vazhdon ta dojë Hassanin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here