Detajet/ Terroristi i 39 viktimave, njohës i 4 gjuhëve. Si erdhi në Turqi dhe si u zbulua (Video)

0
229

https://youtu.be/v-08QmNAeus

 

Zbardhen detajet e zbulimit dhe arrestimit të terroristit që shkaktoi 39 viktima natën e ndërrimit të viteve në Turqi.

Prefekti i Stambollit Vasip Şahin lidhur me sulmin terrorist në Ortaköy tha se “Drejtoria e policisë që nga dita e sulmit ka bërë një punë shumë serioze dhe të ndërlikuar dhe me këtë operacion të kryer në Esenyurt kanë bërë të mundur arrestimin e vrasësit të sulmit të pabesë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Prefekti Şahin, bashkë me drejtorin e policisë së Stambollit Mustafa Çalışkan në lidhje me sulmin në Ortaköy kanë mbajtur konferencë për media në Drejtorinë e policisë së Stambollit.

Şahin, ka rikujtuar se në sulmin terrorist të pabesë të ndodhur në mesnatën e 1 janarit në ora 01:15 kanë humbur jetën 39 persona.

“Mbrëmë policia ka arrestuar autorin e këtij sulmi të pabesë. Ai është Abdulgadir Masharipov dhe i cili njihet me emrin e koduar ‘Ebu Muhammed Horasani Abdulkavi’. Autori ka lindur në vitin 1983 në Uzbekistan. Është shkolluar në Afganistan dhe njohës i 4 gjuhëve. Ai është një terrorist i përgatitur mirë. Supozohet se ai ka ardhur në vendin tonë në janar të vitit 2016”, tha Şahin.

Sipas tij, gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 7 mijë e 200 kamera. “Me ekipet speciale kanë qenë me detyrë 2 mijë policë. “Departamentet e inteligjencës së Stambollit dhe me qytetet Konya, Hatay, İzmir është kryer një operacion i përbashkët. Autori pasi ka marrë një shtëpi me qira në rajonin Başakşehir ka tentuar që të fshihet pasi dy ditë para ditës së sulmit ka ndërruar dy shtëpi. Ndërsa ditën e ngjarjes ai ka ardhur nga rajoni Zeytinburnu dhe ka kryer aktin e tij”, tha prefekti Şahin.

Pamjet e arrestimit te terroristit turk 

Policia në Turqi ka bërë të ditur se ka arritur të arrestojë autorin e sulmit natën e ndërrimit të viteve.MRgWO_1484602112_7504

Agresori Abdülgadir Masharipov, i cili kërkohej për sulmin terrorist në një klub nate në Ortaköy të Stambollit natën e vitit të ri, është kapur nga policia e Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra thuhet se agresori fshihej në një adresë në rajonin Esenyurt të Stambollit. Ekipet e antiterrorit të policisë së këtij qyteti gjatë një operacioni kanë bërë të mundur kapjen e agresorit të sulmit terrorist në Ortaköy të Beşkitaşit në Stamboll, natën e vitit të ri.

Bashkë me agresorin Abdülgadir Masharipov, thuhet se janë arrestuar edhe 5 persona nga të cilët 3 gra.

Të dyshuarit janë dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Stambollit në rrugën Vatan.

Nga ana tjetër policia e këtij qyteti ka njoftuar se janë duke u zhvilluar operacione edhe në disa adresa të tjera në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

reina_katliamcisi_yakalandi_1484601942_6977

Nga mediat turke raportohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi autori ka kryer një vizitë mjekësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here