Mediat e Sanxhakut: Beogradi po harron që Kosova s’është Bosnje që të luajë me të

0
166

Kosova për herë të dytë ia uli “hundën” Serbisë. Herën e parë kur në fillim të këtij muaji ia ndaloi hyrjen në Kosovë presidentit serb, Tomisllav Nikolliçit, për festat e Krishtlindjes ortodokse, shkruajnë mediat boshnjake.

“Sot hunda u ul sërish, kur u ndalua hyrja e trenit me mesazhe nacionaliste, me të cilin Serbia donte të provokonte konflikt në Kosovës”, shkruan “sandzakhaber.net”.

“Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, në këtë provokim ka reaguar si duhet: urdhëroi Policinë që me çdo kusht ta ndalojë hyrjen e trenit në Kosovë. Natyrisht, ky reagim ka shokuar Beogradin. Ishte interesante të shohësh kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç, se si i ankohet Rusisë për sjelljet e Kosovës. Beogradi po harron se Thaçi nuk është politikan boshnjak e as Kosova Bosnje që të bëjë çfarë të dojë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here