Ben Yedder, xhevahiri i radhës, i zbuluar nga Sevilla

0
154

Wissam Ben Yedder shënoi tre gola për Sevillan në fitoren 4:0 të shtunën ndaj Real Sociedadit, që ishte një dëshmi e radhës për aftësinë e klubit spanjoll për të gjetur lojtarë pak të njohur dhe për të kthyer ata në emra të futbollit.

Ben Yedder, ish-reprezentuesi i U-21 të Francës, erdhi te Sevilla nga Toulouse me detyrën për të zëvendësuar Kevin Gameiron, francezin që iu bashkua në verën e kaluar Atletico Madridit për 32 milionë euro, shkruan Reuters.

Gameiro, që kishte shënuar 67 gola në tri vite te Sevilla, ishte një xhevahir tjetër i zbuluar nga drejtori sportiv i respektuar i klubit Ramon Rodriguez Verdejo të njohur ndryshe si Monchi, përcjell Koha Ditore.

Reprezentuesi i Francës, Gameiro, udhëhoqi Sevillan drejt tre titujve rresht të Ligës së Evropës, por Ben Yedder e ka kaluar bashkëkombësin e tij këtë stinor.

Yedder 26-vjeçar ka shënuar 15 gola në të gjitha garat këtë stinor, krahasuar me shtatë sa ka shënuar Gameiro për Atleticon… (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here