FOTO-LAJM/ Degradimi i asfaltit të rrugëve në Tiranë

0
192

Investimet në rrugë të ndryshme në Tiranë është i pakët, por trafiku i makinave që kalon në këto rrugë shtohet dita ditës. Rrugët e kryeqytetit përballojnë një trafik shumë të madh, por nuk kanë shumë investime.  Disa rrugë kanë edhe puseta të mbyllura që poshtë tyre kanë kanalet kullues, por këto puseta janë një problem i madh për drejtuesit e mjeteve. Nga punimet shumë “cilësore”, këto puseta kanë pësuar dëmtime shumë serioze. Në foton e treguar, çdo ditë kalojnë me qindra makina të cilat detyrohen ta shmangin këtë segment, duke u detyruar që të futen në mes të rrugës. Kjo foto është shkrepur afër qendrës së kryeqytetit, por përsëri nuk është parë asnjë nga autoritetet përkatëse, për ta rregulluar këtë problem.  Edhe pse duket si një problem i vogël, kjo çarje e asfaltit shkakton shumë trafik dhe kaos në qarkullim, por edhe dëmtime të mjeteve. Të gjitha makinat e shmangin, për të mos u dëmtuar dhe ngadalësojnë por ky veprim ndiqet nga të gjithë drejtuesit e mjeteve.  Drejtuesit e mjeteve ankohen shpesh për këtë gangrenë, por deri tani nuk ka asnjë përmirësim por situata vetëm përkeqësohet.

3a 3 3b

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here