Historia e trishte e izraelites viktimë në sulmin e stambollit. “Luftë” me të atin sepse nuk e lejonte të udhëtonte për në Turqi

0
1460

18- vjeçarja izraelite Leanne Nasser, një nga 39 viktimat e sulmit terrorist në një club të Stambollit natën e Vitit të Ri, e kishte udhëtimin e saj të parë jashtë shtetit. CNN ka publikuar sot historinë e vajzës që iu lut aq shumë të atit për ta bërë këtë udhëtim në Stamboll bashkë me tre miqtë e saj.

Ky i fundit, raportohet të ketë qënë skeptik për shkak të pasigurisë që kishte Turqia, por vajza ka qënë aq e vendosur për të shkuar në këtë udhëtim, nga i cili nuk do kthehej më, sa ka thirrur në ndihmë edhe tezen e saj, Layal Masarëeh, siç raporton CNN.

“Babai i saj ishte krejtësisht kundër këtij udhëtimi. Ai e quante Stambollin shumë të rrezikshëm. Por vajza këmbënguli, duke thënë se asgjë nuk do t’i ndodhë,” tha tezja e saj Masarweh për CNN.

Nasser, kishte plane të mëdha për të ardhmen pas mbarimit të shkollës së mesme në qershor. Ajo ka punuar në një klinikë dentare dhe me punën e saj kishte kursyer mjaftueshëm sa për të blerë një makinë. Vajza ëndërronte të ishte një dentiste e zonja një ditë. Disa orë para mesnatës, ajo ka postuar edhe një foto në Snapchat ku shfaqet me një kurorë lulesh në kokë dhe e buzëqeshur, pa e ditur që kjo do ishte fotoja e saj e fundit.

Me të marrë vesh sulmin i ati ka udhëtuar nga TelAvivi me avion, por kur gjeti disa nga sendet personale të vajzës në club, kuptoi që ishte mes viktimave. Dy nga miqtë e saj kishin shpëtuar të gjallë, ndërsa një tjetër ishte në spital./bw

 

lene-1 lene-3

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here