Dritëhije skandali/ Koncerti që kushtoi sa “qimet e kokës” e ëndrat e Ramës për varfërinë, kanabisin e korrupsionin

0
4435

Një ëndërr që bëhet realitet. Kështu e cilësoi ditë më parë kryeministri Rama ardhjen e Shkëlzen Dollit me një koncert në Tiranë, së bashku me 36 artistë nga Vjena. Që të jemi të qartë si parantezë, një koncert me përmasa të tilla nuk konsiderohet asesi si një ngjarje rutinë për vendin tonë. Luajtja dje në skenë e Dollit dhe një pjese të artistëve të Filarmonisë së Vjenës nuk mund të mos cilësohet si një ngjarje e madhe për një vend si Shqipëria. Por ajo që vlen të theksohet në këtë diskutim është fakti se ëndrrat e kryeministrit ,për një vend që rënditet i parafundit në Evropë për nivelin e rrogave, nuk mund të fokusohen tek një koncert i tillë. Ëndrrat e kryeministrit për një vend që ka nivelin e korrupsionit ndër më të lartin në Ballkan nuk mund të përqëndrohen vetëm tek një koncert post-fundviti, sado i madh të jetë niveli i këtij të fundit. Ëndrrat e një kryeministri të një vendi që kriminalitetin dhe fenomenin e kanabisit e ka si problemin më shqetësues në vend , nuk mund të zvogëlohen vetëm tek një koncert, (theksojmë pavarësisht figurave të rëndësishme pjesëmarrëse në të).

Por ndoshta kjo ëndërr e kryeministrit mund të përfshihet ndër ato ëndrrat e shumta tëbërë realitet në këto vite, ku mbizotëron dukja dhe sipërfaqja e ndërsa thellë në brendësi ka mykje e zymtësi. Këtu, duke mos u zgjatur, mjafton të kujtojmë rastin e projektit të rilindjes urbane, sic e pëlqen ta thërrasë kreu i qeverisë. Në qytetet kryesore, kryeministri ka rindërtuar sheshet qendrore, duke i dhënë realisht një pamje të re atyre, por duke mos ndryshuar aspak brendësinë. Kjo e fundit lidhet me nivelin e lartë të varfërisë në vend, me familje që me zor shtyjnë muajin me ndihmën ekonomike që marrin nga shteti, me biznese që janë detyruar të mbyllin qepenat për shkak të pamundësisë për të vazhduar aktivitetin, me të rinj e të reja që ngelën jashtë dyerve të universitetit për shkak të skemës së re të pranimeve të ministrisë apo edhe me mijëra të tjerë që janë larguar nga Shqipëria si emgrantë.
Dritëhijet e koncertit
Ndërkohë vetë koncerti i Shkëlzen Dollit dhe 36 artistëve nga Vjena la pas jo pak dritëhije. Kështu çmimet e biletave për të marrë pjesë në të variuan nga 3000 e 5000 lekë të reja e deri në 6000 dhe 7000 lekë të reja në bazë të vendit në sallë. Një shifër e tillë është jashtëzkonisht e lartë për një vend si Shqipëria, vend i cili ende militon mes shteteve që vuajnë fort të kapin standarded evropiane. Padyshim që një shifër e tillë do dukej aspak e lartë, për mos thënë qesharake, në Vjenë apo në Bruksel. Por për një vend si yni një shpenzim i tillë nuk mund të mos merret në analizë. Vetë qeveria investoi mbi 100 mije euro për këtë koncert e ndërsa kompanite me kapital shteteror hodhën mijëra euro si investime. Duke i shtuar këtyre edhe mijëra eurot e biletave ( pavarësisht se ato që i shpenzuan nuk i kanë ndjerë) shifra e përgjithshme e këtij koncerti kap maja të larta që përafërsisht mund të shkojnë deri në 180000 euro. Me një shumë të tillë në vend të një koncerti që më shumë i shërbeu një shtrese të caktuar, qeveria mund të kishte ndërtuar një shkollë apo çerdhe të re apo mund të kishte investuar për përfundimin e projekteve të lëna përgjysmë që nuk po mbyllen që nga adhja në pushtet. Ndoshta një shifër e tillë mund ti ishte dhënë si shpërblim fundivit për të gjitha familje me ndhmë ekonomike ( padyshim do ishte më e vlefshme se shpërndarja e dekoderave falas nga deputetët e PS).
Reagimet
Lidhur me këtë koncert nuk munguan reagimet e shumta të qytetarëvë, sidomos në rrjetet sociale. Disa flisnin orkestër pa dirigjente e disa për skenografi që i ngjasonte teaterit të kukullave. Ndërkohë disa të tjerë duke marrë parasyh shpenzimet e larta për organizimin e këtij koncerti kujtonin se Shqipëria ka nevojë më shumë për ndihma në kuaë të luftës ndaj varfërisë, korrupsionit e drogës se sa për organizimin e një koncerti ( theksojmë pavarësisht elementëve të lartë cilësor pjesëmarrës në të).
Lidhur me këtë koncert reagoi edhe LSI përmes kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili cili tha se,: “Duhet të flitej shqip, orkestra e Radio Televizionit Shqiptar mund ta bëjë. Orkestra e RTSH-së është një formacion muzikor dinjitoz. Qeleshët rrinë më mirë në kokat e shqiptarëve. Shqiptarët e pinë më mirë edhe rakinë me fund.”. Ky reagim i LSI erdhi pasi violinistii Shkëlzen Doli u dha dje ne mbremje muzikantëve austriakë nga një gotë raki dhe u ofroi nga një qeleshe teksa luanin valsin e “Danubit blu” të Strauss-it./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here