PARLAMENTI OFF REKORD/ Secili për qejfin e vetë, diskutimet nga karriget më të shumta se ato nga foltorja (FOTO)

0
174

 

 “Në kohën që Mimoza Hafizi kishte marrë fjalën, kolegët e saj ishin ndarë në grupe të vogla dhe po diskutonin çështje të tyre pa praninë e mikrofonave”

Çdo të enjte jemi mësuar që të ndjekim parlamentin dhe diskutimet që zhvillohen aty.  Foltorja  është në qendër të vëmendjes pasi aty deputetët dalin për të dhënë mendimin e tyre. Kemi parë që kolegët në disa raste e respektojnë atë që flet. Por kjo gjë kohët e fundit ka filluar që të mos respektohet. Diskutimet më të rëndësishme tani bëhen nga karriget dhe pa mikrofon.  Ditën e djeshme këto lloj diskutimesh ishin të shumta. Lodhja nga zgjatja e seancës ,por edhe mos përfshirja e tyre në debatet që u krijuan, bëri që disa grupe deputetësh të thyenin pak kodin e etikës. Në kohën që kolegia e tyre deputetja Mimoza Hafizi ishte duke folur, në sallë ishin krijuar grupe që diskutonin për qejfin e tyre.

1

Majlinda Bregu – Mesila Doda

Tashmë këto dy deputete janë në parti të ndryshme, dhe shpesh kanë pasur përplasje mendimesh por shoqëria e tyre është mbi gjithçka. Ato janë fotografuar duke folur më njëra-tjetrën për disa minuta, por nuk dihet se cila ka qenë tema e  debatit të tyre. Kritikat për qeverinë dhe opozitën kanë qenë pjesë e fjalimeve të tyre dhe kjo ndoshta mund të ketë qenë pika që i ka bërë bashkë këto dy kolege. Por një çështje tjetër mund të ketë qenë edhe të drejtat e femrës dhe respektimi i tyre, por problemi qëndron që diskutimet janë bërë në kohën që kolegia e tyre femër Mimoza Hafizi po fliste në foltore.

1c

Aqif Rapiki – Gramoz Ruci

Deputeti i PDIU Aqif Rakipi dhe kreu u Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruci, ishin dy nga ligjvënësit e tjerë që nuk kishin interes për fjalën që po mbante Hafizi. Tema e diskutimit të tyre duhet që të ketë qenë shumë interesante, pasi më pas Taulant Balla që ishte aty afër u bë pjesë e muhabetit. Duket se koalicioni PS-PDIU gjithnjë e më shumë po i forcon pozitat…..

1b

Ervin Bushati – Artan Gaçi – Edmond Leka

Një grup tjetër që “harruan” se po merrnin pjesë në punimet e parlamentit, ishin edhe tre deputetë të Partisë Socialiste, Artan Gaçi, Ervin Bushati dhe Edmond Leka. As në këtë rast nuk arritëm që të dëgjojmë se çfarë është biseduar, por ndoshta mund kenë folur për proceduarat që duhet të ndjekë një deputetë në parlament. Deputeti Edmond Leka është deputeti më i ri i Parlamentit dhe deputetët e vjetër i kanë treguar se si duhet që të procedoj…

/STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here