OPERACIONI/ Policia mësyn në shtëpinë e Balilit, por arreston një tjetër. Sekuestrohen dy shotgun

0
194

Prej ditës së djeshme Policia e Shtetit është më këmbë për kapjen e Klement Balilit, i ashtuquajturi nga mediat greke “Escobari i Ballkanit”. Nga informacionet zyrtare të policisë mësohet se rreth 200 forca policore kanë kryer kontrolle në banesa dhe ambiente ky dyshohej se mund të fshihej Balili, i akuzuar për trafik droge, krijim të grupit kriminal dhe vepra të tjera kriminale.

Megjithatë policia nuk ka gjetur ende asnjë gjurmë të Balilit, por vetëm dy armë shotgun të cilat janë duke u verifikuar. Po kështu nga kontrollet është arrestuar edhe një 36-vjeçar, pasi i është gjetur një armë zjarri tip Zastava

Burime zyrtare pohojnë se më datë 10.12.2016, në orët e para të mëngjesit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, forcat operacionale Renea dhe FNSH, si dhe strukturat e tjera policore të Komisariateve të Policisë Sarandë e Delvinë, organizuan një operacion për kapjen e shtetasit në kërkim të shtetasit Kelmend Balili, 44 vjeç, banues në Stjar/Sarandë.

“Në operacion u janë angazhuar rreth 200 forca policore. Operacioni vijoi në zbatim të Urdhrit të Prokurorit të Krimeve të Rënda, për ekzekutimin e Vendimit penal nr.426, datë 09.12.2016, ‘Për caktim mase sigurimi’ të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit ‘arrest me burg’ për shtetasin Kelmend Balili, i dyshuar për kryerje të veprave penale ‘Trafik i Narkotikëve”, ‘Krijim i grupit të strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, parashikuar respektivisht nga nenet 283/a/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal”, deklaron zyrtarisht policia.

Menjëherë me marrjen e vendimit gjyqësor të datës 09.12.2016 të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Strukturat e Policisë së Shtetit, përpiluan një plan të detajuar masash për kapjen shtetasit Kelmend Balili duke ushtruar kontrolle në banesën e tij dhe në ambiente që ai frekuentonte, me qëllim kapjen dhe ndalimin e tij.

Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit Kelmend Balili dhe të disa banesave dhe ambienteve të tjera ku dyshohej se personi i frekuentonte nuk u bë e mundur gjetja dhe kapja e shtetasit Kelmend Balili.

Në kontrollet e kryera në banesat e shtetasve B.B. dhe Kelmend Balili janë sekuestruar dy armë gjahu gjysmë automatike (shotgan) dokumentacioni i të cilave është në proces verifikimi nga ana e Komisariatit të Policisë Delvinë.

Gjatë këtij operacioni është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Berti Dosti, 36 vjeç, banues në Stjar të Delvinës, pasi është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip Zastava të kalibrit 7,65 mm në automjetin të markës Volvagen “Golf 5” në përdorim të tij. Arrestimi i tij u bë bazuar në nenin 278/5 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit do të vijojë intensivisht punën dhe kërkimet për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë të shtetasit Kelmend Balili dhe çdo individi tjetër i cili mund të bëhet pengesë ligjore në kapjen e tij./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here