Një ekspozitë e artistit italian, Marco Lodola, u çel në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Çelja e kësaj ekspozite u realizua në një kohë rekord, dhe jashtë planit të aktiviteteve të Muzeut, gjë e cila u vlerësua edhe nga organizatorët e ekspozitës. Melsi Labi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, i cili më pas vlerësoi punimet e artistit të njohur italian. I pranishëm në çeljen e ekspozitës, ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili gjithashtu vlerësoi prezantimin e këtyre veprave dhe falënderoi të gjithë ata që e mundësuan një gjë të tillë. Marco Lodola, artisti i njohur ndërkombëtarisht, skenografi i tenorit, Andrea Boccellit ka zgjedhur kryeqytetin shqiptar për të prezantuar veprat e tij të vlerësuara nga e gjithë bota. Ato, përveç Muzeut Kombëtar, janë vendosur në zonat më të populluara të kryeqytetit. Përveç zbukurimeve në këto ditë festive, këtë vit artisti italian Marco Lodola ka sjellë për qytetarët e metropolit diçka ndryshe: Skulptura të realizuara nga dritat. Ato janë vendosur në zonat më të populluara të Tiranës duke i dhënë hijeshi kryeqytetit. Marco Lodola, artisti i njohur ndërkombëtarisht, skenografist i tenorit Andrea Boccellit ka zgjedhur edhe kryeqytetin tonë për të prezantuar veprat e tij të vlerësuara nga e gjithë bota. Skupturat e Marco Lodolas do të qëndrojnë në Tiranë përgjatë gjithë muajit dhjetor.