Vajza tenton vetëvrasjen, konsumon ilaç rrobash

0
358
Një adoleshente nga Laçi ka tentuar t’i japë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në lagje Nr.2, ku 18 vjeçarja E.Gj., në banesën e saj, ka tentuar të vetëhelmohet duke konsumuar ilaç rrobash, bëjnë me dije burime policore.

Kanë qenë familjarët ata që kanë konstatuar të renë pa ndjenja dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital.

18-vjeçarja ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë detyruar këtë vajzë të ndërmarrë një akt kaq të rëndë për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here