Torta e Pavarësisë, me 27 nëntor te Teatri i Operas

0
407

Blerta Mrishaj

 

Torta e Pavarësisë do t’u kushtohet të gjithë shqiptarëve

150 persona të angazhuar në përgatitjen e kësaj torte

 Dekori i tortës:

Sa i takon dekorit të saj, ajo do të ketë edhe simbolet e flamurit shqiptar kuqezi, shega ka ngjyrën e kuqe, por përmban edhe simbolin e vet, si simboli i rilindjes dhe i bashkimit. Do të rrethohet me gjethe ulliri, i cili është simboli i mirësisë dhe i paqes

 

Mbi 150 pastiçierë kanë nisur të përgatisin Tortën e Pavarësisë, më e madhja në sipërfaqe e ndërtuar ndonjëherë në botë, me peshë 4 ton dhe sipërfaqe 550 m2, pritet të përfundohet brenda pesë ditëve për t’u ekspozuar të hënën me 26 nëntor në shkallët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ndërkohë, do të jenë rreth 50 punonjës, të cilët do të bëjnë shpërndarjen e saj tek qytetarët. Sa i takon higjienës dhe sigurisë së saj është menduar nga Bashkia e Tiranës, ku paraprakisht, të gjithë institucionet përgjegjëse si Instituti i Higjienës, AKU dhe AMK janë marrë dhe po vijojnë të merren me higjienizimin e ambientit ku po bëhet torta por edhe me hapësirën përpara TKOB, ku do të vendoset ajo.

Përgatitjet

Torta ka nisur të bëhet në ambientet e “Miell Tirana”. Duke nisur nga dita e djeshme e në vijim, do të përgatiten çdo ditë rreth 1200 pandispanja në ditë, për t’u vendosur më pas tek TKOB. Ka nisur të marrë jetë Torta e Pavarësisë e cila është një dhuratë që një grup pastiçierësh, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, u bëjnë qytetarëve në këtë 100-vjetor të pavarësisë.

Përbërësit

Pastiçierët sqarojnë se janë 150 persona të angazhuar në përgatitjen e kësaj torte, teksa edhe sqarojnë përbërësit e saj. “kryesisht në këto momente janë mielli, veza, sheqeri etj., ku përkatësisht me kilogramë apo litra janë: 2379 kg miell, 38064 kokrra vezë, janë rreth 1770 kg sheqer, 20 kg vanilje, 500 kg shegë. Të gjithë këto, falë sponsorizimit e bashkëpunimit të “Miell Tirana”, “Prima Latte”, të cilët janë bashkëpunëtorët tanë kryesorë, duke mos lënë pa përmendur edhe Bashkinë e Tiranës, njëkohësisht edhe strukturat e tjera të infrastrukturës. Torta është e ndërtuar me disa shtresa. Shtresa e parë do të fillojë me pandispanjën dhe do të laget me sherbet, me shijen e rrushit, më pas do të hidhet kremi i pastiçerisë, më pas do të mbulohet sërish me pandispanjë dhe shurupin e rrushit sërish, do të mbulohet me krem pastiçerie, me glase dhe me shegë”. Sa i takon dekorit të saj, ajo do të ketë edhe simbolet e flamurit shqiptar kuqezi, shega ka ngjyrën e kuqe por përmban edhe simbolin e vet, si simboli i rilindjes dhe bashkimit. Do të rrethohet me gjethe ulliri që është simboli i mirësisë, paqes. Torta e Pavarësisë do u dedikohet të gjithë shqiptarëve! Për këtë pasticierë është eksperienca e parë e këtij lloji. “Torta më e gjatë që kemi realizuar është bërë tek Shoqata e Autizmit, rreth 20 metër katrorë. 100 vjetori është rast unikal dhe ne donim të tregonim jo vetëm para shqiptarëve, se jemi në gjendje të bëjmë edhe më shumë se kaq”, – shprehen pastiçierët.

Shpërndarja

Është menduar edhe për shpërndarjen e tortës. Do të jenë rreth 50 punonjës, të cilët do të bëjnë shpërndarjen e saj tek qytetarët. Paraprakisht, të gjitha institucionet përgjegjëse; Instituti i Higjienës, AKU dhe AMK, janë marrë dhe po vijojnë të merren me higjienizimin e ambientit ku po bëhet torta, por edhe me hapësirën përpara TKOB, ku do të vendoset ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency