Vijnë në shqip dy libra të Umberto Ecos

0
181

 

Dy vepra të Umberto Ecos në shqip, “Lavjerrësi i Fukoit”, përkthyer nga Shpëtim Çuçka dhe “Si të udhëtosh me një salmon” nga Dhurata Shehri. Dy botime të “Diturisë”, që prezantohen ditën e premte në Fakultetin e Filologjisë me prezencën e Stefano Bartezzaghi, gazetar, gjuhëtar, profesor dhe autor librash i diplomuar për semiotikë në DAMS, me drejtues teme Umberto Econ, një mik i tij njëkohësisht. Romani “Lavjerrësi i Fukoit”, i vendos ngjarjet në vitet ’60 deri në 1984, nga mjediset e një shtëpie botuese milaneze deri te ato të një muzeu parisian, ku është ekspozuar Lavjerrësi i Fukoit. Po ngjarjet ndodhin edhe në vitet 1943 deri më 1945, në një fshat midis Langeve dhe Monferratos. Po ashtu nga viti 1344 deri më 2000, përgjatë rrugëtimit të tempullarëve e kalorësve të Trëndafil-Kryqit për pushtimin e botës. Kurse natën e 23 qershorit 1984, së pari në vendrojën e periskopit, pastaj në vendrojën e Statujës së Lirisë, në Konservatorin e Arteve dhe Zejeve në Paris, ngjarja merr jete. Zë fill natën mes 26 dhe 27 qershorit të të njëjtit vit, në të njëjtën shtëpi fshati që Jakopo Belboja, protagonisti, ka trashëguar nga xhaxhai i tij Karloja. Me pak fjalë: tre redaktorë botues, në Milano, pasi janë shoqëruar si tepër me shkrimtarë që botojnë “nga xhepi i tyre”, që u përkushtohen shkencave okulte, shoqërive të fshehta dhe komploteve kozmike, vendosin të bëjnë, pa e vrarë mendjen shumë, një Plan. Por, dikush i merr seriozisht.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here