Nga 600-1200 euro falsefikime/ Ja si kryenin falsifikimin e dokumentave të arrestuarit në Fier…

0
185

Policia e Fierit arrestoi sot tetë persona, për falsifikim dokumentash. Dy të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa gjashtë shtetas do të procedohen në gjendje të lirë.

Po si vepronin të akuzuarit për falsifikim dokumentash dhe për nxitje të emigracionit të paligjshëm?

Mësohet se shtetasit S.P, Jetnor Hoxhaj, Eris Koliçi, A.H, Xhevair Myrtaj, Artan Haxhiu dhe A.N, të gjithë banues në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej vitit 2017, ushtronin aktivitetin kriminal të falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumentave shkollorë, dokumentave të gjendjes civile, të pasaportave, dokumentave të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.

Keta shtetas u merrnin pororsi personave të ndryshëm për pajisjen me dokumenta te falsifikuar, me banim në Fier, Lushnje, Mallkastër, Berat, Korçë e Vlorë, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund.

Porositë mereshin për të nxjerrë dokumente shkollor, pasaporta, leje qendrimi, leje drejtimi, qarkullim të monedhave të falsifikuara, dokumente të falsifikuara për në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

Shtetasi S.P. dhe Jetnor Hoxhaj pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve Eris Kolici dhe A.H, i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobuza për në Tirane te shtetasi Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre.

Dy-tre ditë pasi prodhoheshin këto dokumenta në Tiranë, shtetasi Artan Hasani i niste në të njejtën rrugë për në Fier, ku dilnin dhe i prisnin shtetasit Eris Kolici dhe A.H, të cilët sipas porosive të shtetasit S.P. dhe Jetnorit ua shpërndanin personave që kishin porositur.

Në lidhje me këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, në datën 10 mars 2018 ka dhënë masën e sigurimit “Arrest me burg” dhe “Detyrim paraqitje” pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” , “Falsifikimi i monedhave”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” të parashikuar nga nenet 186/2, 183/2 dhe 189/2 të Kodit Penal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here