Ja sa milionë euro kanë fshehur Mourinho dhe Ronaldo

0
151

Jose Mourinho është njoftuar një ditë më parë se ndaj tij ka nisur një hetim penal për evazion fiskal. Portugezi dyshohet se u ka fshehur autoriteteve të tatimeve në Spanjë dhe Britani më shumë se 15 milionë euro.

Nga investigimi i gazetarëve, rezulton se deri tani këshilltarët e tij ekonomikë kanë falsifikuar fatura me vlerë 1 milionë paund, blerje ndaj një kompanie në ishujt britanikë Virxhin.

Kompania nuk ka asnjë punonjës dhe është zbuluar se pronarë të saj janë vetë familjarët e Mourinhos.

Mendohet se pas shitjes së të drejtës së imazhit ka deklaruar 0 të ardhura edhe pse ka fituar rreth 13 milionë euro.

Kjo është bërë një çështje parlamentare në Spanjë dhe Britani. Sipas britanikes “The Sunday Times”, nuk është ende e qartë nëse Mourinho ka qenë në dijeni të fshehjes së të ardhurave, por firma e tij ekziston në çdo dokument të zbuluar nga çështja që tashmë njihet si “Football Leaks”. Mourinho është në vendin e 6 të më të pasurve të komunitetit sportiv në Britani.

Cristiano Ronaldo ka përfituar jashtëzakonisht nga gjithçka që mundet por investigimi ka zbuluarv se ai ka fshehur shuma marramendëse.

Për 5 vjet tek Real Madrid ai ka shmangur taksat për afro 76 milionë euro të përfituara nga e drejta e imazhit. Ai është paguar nga 14 milionë euro nga kompania e pijeve energjike “Herbalife” deri në 1 milionë e 800 mijë euro për të pozuar 6 orë për të set fotografik.

Nga kompiuterat e Kompanisë së asistencës ligjore sportive Senn Ferrero që kujdesej për të ardhurat e Ronaldos ka rrjedhur shumë informacion.

Kur kontrata e tyre me futbollistin përfundoi një prej punonjësve të kësaj kompanie mësohet të ketë thënë: Shpëtuam 1 milionë herë sepse kjo histori e taksave të Ronaldos do të ketë pasoja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here