Nga tapeti i kuq, të ftuarit specialë e deri te koreografia e përgatitur nga ish-banorët/ Çfarë pritet të ndodhë në finalen e Big Brother VIP

0
70

Sonte do të mbahet nata finale e spektaklit shumë të ndjekur, Big Brother VIP. Aventura e cila ka zgjatur më shumë se 136 ditë do të marrë fund me shpalljen e një fituesi, i cili do të fitojë çmimin e madh prej 115 mijë eurosh.

Pretendentët për të fituar këtë çmim janë finalistët që i rezistuan deri në fund kësaj gare: Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani (Jakic).

Teksa fansat e shumtë të spektaklit presin me padurim shpalljen e fituesit, duket se një mal me surpriza janë përgatitur për shikuesit.

Duke qenë se ky Big Brother iu dedikua yjeve, produksioni ka vendosur që edhe mbrëmjen finale t’i trajtojë të gjithë banorët si yje.

Kështu, një nga risitë e mbrëmjes do të jetë tapeti i kuq, në të cilin do të sfilojnë të gjithë pjesëmarrësit që kanë qenë pjesë e Big Brother VIP.

Sigurisht që ky tapet i kuq do të mirëpres me entuziazmin më të madh katër finalistët gjatë daljes së tyre.

Skenografia e natës finale gjithashtu ka ndryshuar dhe do të jetë speciale.

Këtë e bëri të ditur vet prezantuesja Arbana Osmani përmes një postimi në InstaStory, të cilin e fshiu vetëm pak pasi e publikoi.

Një koreografi e veçantë është gjithashtu ajo e cila do të prezantohet në hapje të finales së madhe.

Kjo performancë do të interpretohet nga ish-banorët që kanë qenë pjesë e formatit shumë të suksesshëm.

Ata kanë publikuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve imazhe nga provat që kanë zhvilluar për realizimin e kësaj koreografie.

Surpriza dhe mysafirë specialë për banorët

Duke qenë se i kanë rezistuar gjatë këtij rrugëtimi, për finalistët janë rezervuar surpriza të shumta.

Pritet që të premten të futet në shtëpi ish-banorja, njëherësh këngëtarja Beatrix Ramosaj, për t’i bërë një surprizë të dashurit të saj, Donaldit.

Ata të dy kanë qenë shumë të përfolur gjatë këtyre ditëve, pasi u tha se Ramosaj ndodhej në Dubai duke humbur mundësinë e takimit në një prej netëve të spektaklit, gjersa është konfirmuar nga vëllai i saj Albani, se është kthyer në Tiranë për finalen e madhe.

Këngëtari Alban Skënderaj gjithashtu mendohet se do të jetë një nga artistët që do të ofrojë befasi për banorët finalistë.

Sipas burimeve, këngëtari i shumë hiteve do të jetë prezent në skenën gjigante të Big Brother VIP për të interpretuar një repertor hitesh nga diskografia e tij muzikore.

Nga tapeti i kuq, të ftuarit specialë e deri te koreografia e

Nga tapeti i kuq, të ftuarit specialë e deri te koreografia e

Nga tapeti i kuq, të ftuarit specialë e deri te koreografia e

Nga tapeti i kuq, të ftuarit specialë e deri te koreografia e

Nga tapeti i kuq, të ftuarit specialë e deri te koreografia e

Nga tapeti i kuq, të ftuarit specialë e deri te koreografia e

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here