33-vjeçarja hedh në koshin e mbeturinave bidonin plot me fishekë, por plagoset bashkë me fëmijën e mitur

0
102

Një 33-vjeçare dhe vajza e saj e mitur kanë mbetur të plagosura lehtë si pasojë e shpërthimit të një bidoni plastik të mbushur me fishekë, të cilin e reja e kishte hedhur në një kazan mbeturinash.

Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e temperaturës së lartë, ç’ka ka çuar edhe në shpërthimin në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.06.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, ka hedhur një bidon plastik me një sasi municioni (fishekë), në kazanët e mbetjeve të riciklueshme. Për shkak të temperaturës së lartë, kanë shpërthyer disa fishekë, duke dëmtuar lehtë M. B. dhe vajzën e saj të mitur 7 vjeçe, banuese në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here