“Ironi e fatit”, Bashkia inauguron për të mbajtur premtimin, por punimet vazhdojnë ende (FOTO)

0
252

Një lajm shumë i rëndësishëm për qytetarët ishte hapja e segmentit të fundit të unazës së vogël në kryeqytet. Vetë kryetari Erion Veliaj deklaroi se ky segment do të hapej në 29 nëntor,  ditën e çlirimit duke simbolizuar edhe çlirimin e trafikut. Por dy ditë më pas në datën 1 dhjetor, punimet vazhdojnë në këtë segment. Bashkia për të mbajtur premtimin u detyrua që të hapte segmentin edhe pse punimet nuk kishin mbaruar ende. Ditën e djeshme shumë punëtor ishin duke punuar në këtë segment, pasi vizat e bardha nuk ishin bërë përpara inaugurimit. Kjo rrugë njësoj si e hapur si e mbyllur, nuk mundi që të çliroj aspak trafik pasi në dalje të saj është e mundur që të lëvizet vetëm në një korsi. Radha e makinave ishte ende e madhe pasi nuk kishin ku të shkonin, pasi dalja ishte bllokuar. Institucioni që është përgjegjës duhet që të mbaj premtimet por ato që mund të realizohen, dhe jo premtime elektorale dhe për të krijuar një artificë të kotë në publik. Qytetarët shpreheshin përsëri të indinjuar edhe pse me një rrugë më shumë në kryeqytet.

5 5a 5b 5c 5d

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here