Ministri i Jashtëm i Turqisë kërkon armëpushim të menjëhershëm në Siri

0
165

Ministri i Jashtëm turk, Melvud Cavusoglu dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, janë takuar këtë të enjte në Turqi, ku kanë rënë dakord me Moskën që të ndalet lufta dhe për lejimin e shpërndarjes së ndihmave në Alepo, transmeton Express. Megjithatë, ministri i Jashtëm turk ka treguar se edhe pas këtij takimi, nga i cili dolën disa marrëveshje, mes Turqisë dhe Rusisë vazhdojnë të ekzistojnë shumë qëndrime të kundërta mbi luftën e Sirisë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, sot ka bërë thirrje për një armëpushim në Siri, duke e quajtur gjendje kritike atë të qytetit sirian të Alepos, transmeton Express.

Ai ka fajësuar presidenti sirian Bashar al-Assad për 600 mijë vdekje të shkaktuara dhe dikush që është shkaktar për këtë numër të të vdekurve në shtetin e tij nuk mund ta udhëheqë atë.

Anëtarja e NATO’s, Turqia, mbështet fuqishëm forcat rebele për ta rrëzuar nga pushteti Assadin.

Rebelët janë futur nën një rrethim në lindje të Alepos, pas përparimeve të shpejta të forcave qeveritare siriane, ditëve të fundit, duke i shkaktuar rebelëve një humbje të thellë.

Ministri i Jashtëm turk ka thënë se Turqia ka zhvilluar bisedime me aleatët e Asadit – Rusinë dhe Iranin dhe gjithashtu edhe me Sirinë dhe Libanin – për të gjetur një zgjidhje në Siri.

Presidenti i Turqisë Tayyip Erdogan dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin kanë zhvilluar së paku tri biseda telefonike gjatë javës së kaluar për çështjen e Sirisë.

Ndërsa, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov dhe homologu i tij turk Cavusoglu janë takuar këtë të enjte në Turqi.

Pas këtij takimi, Cavusoglu ka thënë se kanë rënë dakord me Moskën që të ndalet lufta dhe për lejimin e shpërndarjes së ndihmave në Alepo, transmeton Express.

Megjithatë, ministri i Jashtëm turk ka treguar se edhe pas këtij takimi, nga i cili dolën disa marrëveshje, mes Turqisë dhe Rusisë vazhdojnë të ekzistojnë shumë qëndrime të kundërta mbi luftën e Sirisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here