Letrat tmerruese: Trump do t’ua bëjë myslimanëve atë që Hitleri ua bëri hebrenjve (Foto)

0
206

Në disa xhami në Kaliforni, Ohajo dhe disa shtete të tjera të SHBA-së, besimtarët myslimanë kanë marrë mesazhe që të largohen nga vendi ose do të përballen me genocid.

Policia tha se mesazhet e marra, janë të gjitha fotokopje e një letre të shkruar me dorë, e cila u drejtohet “fëmijëve të djallit”.

Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike, një grup i madh për liritë civile në SHBA, ka kërkuar nga FBI që t’i hetojë rastet.

Por, FBI ka thënë se kërcënimet, “edhe pse nxitëse dhe të tmerrshme”, nuk paraqesin paralajmërim të veçantë, të mjaftueshëm për t’u hetuar në këtë pikë.

Në mesin e gjërave të tjera, në letra thuhet se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do t’ua bëjë myslimanëve atë që ua ka bërë Hitleri hebrenjve. /tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here