Deklarata e pazakontë e ministrit grek: Çamët janë kriminelë luftë…

0
208

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se “çamët janë kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me nazistët”. Në një deklaratë për mediat në orët e para të mëngjesit ai tha se ato që thuhen për çështjen e pronave nuk kanë lidhje me çamët.

Në lidhje me Zonat Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë ai tha se kjo çështje po mbyllet, por do të komunikohet nga ministri i Jashtëm, shkruan ora news.

“Ato që kërkonte Greqia nga Shqiperia po realizohen.  Epiri i Veriut është një zonë ku grekët ekzistojnë dhe do të ekzistojne. Minoriteti do të mbrohet”, tha Kammenos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here