Kultura shqiptare/ Kazanë për të hedhur plehrat ka, por njerëzit nuk dijnë t’i përdorin

0
157

15133729_1290068194377770_292452143_o

“Në shumë rrugë të Tiranës shihen kosha të cilët janë të boshatisur, por hapësira e tyre e cila është shumë e madhe është vetëm me mbeturina”

Kazanët e plehrave shpesh janë të tejmbushur dhe shohim mbeturina edhe jashtë tyre pasi janë të paktë në numër dhe “larg” njëri-tjetrit.  Për këtë arsye shumë njerëz i zgjedhin mbeturinat afër kazanit, pa u shqetësuar se mund të ndotin ambientin.  Por në disa raste  kazanët janë të boshatisur dhe hapësira e tyre përreth është plot e për plotë. Në shumë rrugë të Tiranës shihen kosha të cilët janë të boshatisur, por hapësira e tyre, e cila është shumë e madhe, është vetëm me mbeturina.  Kjo ndodh për një sërë arsyesh, ku kryesorja është se  njerëzit përtojnë për të bërë dy hapa më shumë dhe e hedhin qesen nga larg. Dikush për të mos bllokuar trafikun e hedh që nga dritarja e makinës qesen me plehra, por duke qenë larg qesja përfundon në shumë raste jashtë kazanit. Dikush tjetër e hedh nga dritarja e pallatit, por nuk ka shumë talent në basketboll dhe nuk shënon dot.  Dikush tjetër e shikon të arsyeshme që të lërë hapësirë në kazanë  për të tjerët dhe e hedh me vetëdije jashtë kazanit. Të gjitha këto arsye të renditura më sipër janë një problem shumë i madh, pasi shpesh herë përbëjnë edhe një problem  për punonjësit e pastrimit, pasi përveç koshave duhet që të mbledhë edhe mbeturinat rreth tij. Hedhja e mbeturinave jashtë kazanit është një kulturë e përgjithshme në Shqipëri dhe nuk po gjen një zgjidhje, sepse ende nuk funksionon sistemi  i gjobave për shkelësit e ligjit.  Fotot janë shkrepur në një zonë e cila është vetëm dy minuta larg qendrës së kryeqytetit, por përsëri qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar për të hedhur mbeturinat në vendin e caktuar. Fotot interesante të kësaj jave janë shkrepur në rrugën e Elbasanit, dhe në kombinat. Këto foto janë bërë natën dhe njerëzit në këtë rast nuk kanë faj pasi nga errësira koshi nuk dukej!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here