Dibër/ Policia Kufitare sekuestron 507 kg kafe kontrabandë, poseduesi në drejtim të paditur

0
196

 

Ditën e sotme pranë pikës kufitare Vuiisht është sekuestruar një sasi prej 507 kg kafe kondrabandë dhe ka nisur procedimi penal për 51 vjecarin me iniciale B.T

Njoftimi i policisë

Më datë 21.11.2016, specialistët e Policisë Kufitare Viçisht, filluan procedimin penal si dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasin:

-B.T., 51 vjeç, banues në fshatin Gjoricë e Poshtme, Bulqizë, për veprën penale: “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, parashikuar nga neni 172 i K.Penal.

Procedimi ndaj tij filloi pasi në orët e para të mëngjezit të datës 21.11.2016, ka tentuar të futë kontrabandë “Kafe” nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë, me mjetin e tij tip “Ford fugon”.

Shtetasi B.T, sapo ka parë shërbimet e Policisë Kufitare ka braktisur automjetin dhe është larguar duke përfituar dhe nga errësira.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, i’u gjetën dhe sekuestruan 387 kg kafe kontrabandë të markës “AMIGOS” dhe 120 kg kafe të markës “ORIGIN INDIANA”, me peshë totale 507 kg.

Vazhdon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, parashikuar nga neni 172 i K.Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here