Rripi i sigurimit/ Policia Rrugore në aksion, brenda 24 orëve gjobiten 134 persona

0
164

Policia Rrugore në të gjithë vendin po vijon punën për zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor ku po aplikohen masat e reja administrative që parashikon ky nen i Kodit Rrugor.

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar 134 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Vetem në Tiranë janë 34 qytetarë të ndëshkuar me masë administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu janë vendosur për shkelje të ndryshme edhe 1010 masa administrative.

Janë arrestuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 2 drejtues mjeti ne gjendje te dehur.

Janë pezulluar gjithsej 33 Leje Drejtimi, nga këto 6 për alkool, 15 për shpejtësi dhe 12 për shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 59 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,

54 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit,

223 masa administrative per shpejtësi.

Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here