Materiale të shkatërruara dhe xhama të thërrmuar, çfarë ka mbetur pas nga shpërthimi që tronditi Lushnjën

0
139

Shpërthimi i fuqishëm që ka tronditur sot Lushnjën dhe që la pas dy viktima e disa të plagosur ka lënë pas edhe dëme të shumta materiale.

Teksa në vendngjarje ka rënë nata dhe të plagosurit janë dërguar për trajtim në spital, në kapanonin që ishte në pronësinë e deputetit socialist Bujar Çela kanë mbetur pas vetëm materiale të dëmtuara dhe xhama të thërrmuar.

Dëme kanë pësuar edhe godinat dhe bizneset që ndodhen pranë ambientit ku ndodhi sot shpërthimi i fuqishëm.

Deri më tani besohet se ngjarja e rëndë ndodhi pasi një vinç që punonte në këtë kapanon ra në kontakt me një shtyllë të tensionit të lartë duke çliruar rrymën dhe duke sjellë shpërthimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here