Autostrada Durrës – Prishtinë – Nish të kalojë nga Medevegja

0
478

Në tre komunat autoktone shqiptare në Serbi: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, së fundi po del gjithnjë e më në pah nevoja emergjente për investime në infrastrukturë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin në tërësi të jetesës së banorëve të tyre. Problem themelor mbetet sigurimi i të ardhurave për jetesë, ndërkohë që burimet njerëzore në këto troje po largohen në kërkim të punës në rajone të tjera të Serbisë dhe jashtë saj.

Prej muajsh po diskutohet për ndërtimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Nish, që do të lidhë tre shtete dhe do të ndikojë në nxitjen e zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik mes tyre. Në projektin fillestar, parashikohet që autostrada të kalojë nëpër Merdarë. Ndërkohë, Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS) themeluar nga kompania “MedVita Development”, me seli në Banjë e Siarinës, Serbi, ka prezantuar një draft projekt të ri, ku kërkohet që autostrada të kalojë nga Medvegja dhe jo nga Merdara. Ky ndryshim projekti, jo vetëm do t’i jepte rëndësinë e duhur Medgjevës, si komuna më e madhe në Serbi, por ka edhe një dobishmëri të madhe ekonomike, pasi kostoja e investimeve zvogëlohet me rreth 30% nëse autostrada do të kalojë nga Medgjeva dhe jo nga Merdara.

AFEDS prej muaj po angazhohet intensivisht për miratimin e projektit të propozuar prej saj dhe realizimin e ndërtimit të autostradës Durrës – Prishtinë – Medgjevë – Leskoc – Nish. Kompani ndërkombëtare kanë shprehur gadishmëri për financimin e projektit të autostradës dhe rivitalizimin e ekonomisë në këtë zonë të rrënuar ekonomikisht, me kusht që autostrada të kalojë nga Medvegja. Këtij projekti me rëndësi madhore për Medgjevën dhe banorët e saj i kanë dhënë mbështetje shumë bashkëatdhetarë dhe shoqata të ndryshme shqiptare që veprojnë në diasporë.

AEFDS ju bën thirrje individëve, organizatave dhe institucioneve të ndryshme shqiptare që veprojnë në vende të ndryshme të botës, për shumë mbështetje, ndihmë dhe bashkërendim të aksioneve tona, për realizimin e projektit të autostradës Durrës – Prishtinë – Medgjevë – Leskoc – Nish. AEFDS po organizon edhe një peticion online për përkrahjen e projektit të të autostradës Durrës – Prishtinë – Medgjevë – Leskoc – Nish, të cilin do e përcjellë në publik së shpejti.

M. SALIHU

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here