Flet për herë të parë i riu që qëlloi me vezë ministrin Beqaj: Nuk dorëzohemi deri sa të largohet

0
202

Disa të rinj kanë qëlluar sot ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja me vezë e domate në shenjë proteste pas publikimit të audio-përgjimit, ku pushonte një vartës të tij nga telefoni, pasi nuk kishte qenë i pranishëm në një mbledhje të partisë.

Të rinjtë, pjesë e sekretariatit të Aksionit Qytetar në PD, kanë ngritur edhe pankarta ku uronin ministrin “Suksese në jetë”.

Në një intervistë për BalkanWeb, organizatori tubimit, Rigert Kapllani tregon arsyet e veprimit të sotëm dhe thekson se do të vijojnë aksionet deri në dorëheqjen e ministrit Beqaj. 10 të rinjtë që morën pjesë në aksionin e sotëm, mes tyre Rigert Kapllani, Endrit Memija, Rajkard Dervishaliaj, Dejvi Allaj janë studentë apo të rinj të diplomuar në mjekësi, shkenca sociale, juridik, inxhinieri.

Rigels, ju ishit një nga organizatorët e aksionit. Pse e ndërmorët këtë veprim?
Po sepse Ilir Beqaj ka 3 vjet që gënjen, thotë shëndetësi falas, check up falas. Merr paratë nga taksat tona dhe ja jep klientëve të vet, 1.7 mln euro sa ishte. Mendojmë që ka ardhur momenti që dikush t’i vihet përballë. Ne do jetojmë në këtë vend, nuk duam një të ardhme ku paratë tona të shkojnë për klientët e pushtetarëve dhe ne të rrimë të shikojmë.

Shkojmë në spital nuk ka orar për analiza, nuk ka ilaçe, s’ka asgjë… Ai shfrytëzon postin i cili i paguhet nga taksat tona për të hequr njerëz nga puna sepse nuk i shkojnë në mbledhje të partisë. Kjo histori duhet të marrë fund në Shqipëri.
Historia që “s’erdhe në mbledhje, të heq nga puna” duhet të mbarojë njëherë e mirë. Në këtë vend duhet të punojnë të aftët jo militantë.

kapllani

A mendoni se mund të zgjidhni gjë me aksione të tilla?
Ne e zgjidhim duke i lënë mundësinë që ai të japë vetë dorëheqjen sepse ne do të vazhdojmë me aksione si sot. Përditë do na ketë atje, deri sa të japë dorëheqjen.

A kishit frikë se mos iu arrestonte apo shoqëronte policia?
Jo, absolutisht jo sepse ne nuk ishim në një aktivitet zyrtar, ishim në trotuar. Ministria është e jona, paguhet nga taksat tona çdo person që punon aty. Nuk ushtruam dhunë.

Sa persona ishit?
Ishim 10 persona sot por ne jemi një grup i madh me të rinj.

Ju thatë që do vazhdoni aksionet tuaja…
Po, po do vazhdojmë nuk e lëmë më. Ky i sotmi ishte vetëm fillimi.

A pati ndonjë reagim nga ministri Beqja kur e qëlluat?
Jo, asnjë reagim. Me sa kemi parë ka parë është përgjigjur dhe me arrogancë në komision. Ai duhet të dijë që ne nuk i ndahemi, jemi në të drejtën tonë. Të shkojë në prokurori, të japë dorëheqjen dhe të dali. Në qoftë se del i pafajshëm do i kërkojmë ne falje. Po ne do e vazhdojmë, nuk e lëmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here