Vriten 14 zyrtarë të OKB në Rripin e Gazës, Izraeli refuzon armëpushimin

0
94

Izraeli refuzon një armëpushim për të lejuar të huajt të largohen nga Gaza dhe që ndihma humanitare të futet, në atë që po konsiderohet gjithnjë e më shumë një zonë “ferri”. Këtë e konfirmoi kryeministri Benjamin Netanjahur, që hodhi poshtë raportimet e mediave amerikane se Egjipti mund të rihapë kufirin në Rafah për pak orë. Mijëra njerëz janë grumbulluar atje me shpresën se do të lejohen të largohen nga Gaza, në pritje të ofensivës tokësore të ushtrisë izraelite. Forcat e Tel Avivit njoftojnë se kanë evakuuar 28 komunitetet përgjatë kufirit prej 2 kilometrash me Libanin.

“Deri më tani, kemi njoftuar familjet e 291 ushtarëve të vrarë. U qëndrojmë pranë familjeve të viktimave: zemrat tona janë me ju. Gjithashtu kemi njoftuar familjarët e 199 personave të marrë peng. Lirimi i tyre është prioriteti kryesor kombëtar i Izraelit”, u shpreh Daniel Hagari, zëdhënës i Ushtrisë së Izraelit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje Izraelit që të veprojë me shumë kujdes lidhur me operacionin tokësor në Gaza, për të minimizuar pasojat ndër civilë. Megjithatë situata atje vijon të jetë tepër katastrofike dhe një krizë e plotë humanitare. Radhë të gjata raportohen me njerëz dhe familje që presin me shpresën se do të marrin pak ushqim, pas ndërprerjes së energjisë elektrike që ka çuar drejt kolapsit shërbimet jetike, përfshirë funksionimin normal të strukturave spitalore.

Organizata e Kombeve të Bashkuara konfirmoi se sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë 14 anëtarë të personelit të agjencisë humanitare të saj për refugjatët palestinezë. Gjithashtu OKB njofton se nuk ka mjaftueshëm qese plastike apo thasë në Gaza për të vendosur aty të vdekurit nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Bilanci i viktimave është tepër tragjik: më shumë se 1400 të varë në Izrael nga sulmet e Hamasit, dhe mbi 2700 të vrarë në Gaza nga bombardimet e ushtrisë së Tel Avivit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here