Sherr e përplasje fizike në ndeshjen mes Vllaznisë e Tiranës (Video)

0
176

Spektakël, lojë e bukur, disfatë, përplasje fizike mes lojtareve e trajnerëve. Gjith ka kishte brenda ndeshja e kampionatit të basketbollit mes Vllaznisë dhe Tiranës. Ne takimin që u luajt në “Qazim Dervishi” kryeqytetasit fituan me rezultatin 66-84, por një triumf që u sfumua nga skena të turpshme dhe provokime të ulëta nga ana e tyre.

Kryeqytetasit provokojnë, fillimisht ishte Karaj e me pas amerikani Johnson që goditen Gjon Ndojën e Daniel Lekndreajn. Në tentativë për të qetësuar dy kampet ndërhyn edhe trajneri Gjecaj, por si përgjigje merr një goditje të pastër nga Karaj.


Kur ndodh e gjithë ngjarja në fushë mbërrijnë edhe forcat e policisë të cilat tentojnë të qetësojnë tifozerinë e acaruar. Loja rifillon me pezullimin e Ndojës dhe Lekndreajt për Vllazninë dhe Shimës e amerikanit Johnson për Tiranen.

Trajneri Gjecaj nuk ka më lojtarë stoli ndërsa kryeqytetasit të mbipopulluar arrijnë të kthejnë rezultatin dhe të fitojnë 66-84. Në fund edhe largimi i tyre u bë nën forca të rrepta sigurie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here