Kulluri: Çfarë duhet të zgjidhim në PD-në post Basha që të rikthejmë besimin e elektoratit. 3 pikat ku duhet thelluar analiza e rimëkëmbjes!

0
68

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kulluri përmes një statusi në ‘Facebook’ u shpreh për “Foltoren” si një lëvizje të duhur, demokratike, dhe që duhej bërë kohë më parë për të larguar Bashën nga kreu I PD si humbës përsëritës në zgjedhje. Por nga ana tjeter Kulluri thekson se çështja e krijimit te besimit te elektorati per te fituar zgjedhjet e ardshme eshte me komplekse se vetem largimi i Bashes.

STATUSI I PLOTE
Te dashur miq! Levizja e Berishes per te larguar Bashen eshte e drejte dhe demokratike. Pavaresisht voneses politike, ajo cfare eshte e drejte duhet mbeshtetur! Ndaj dhe personalisht e kam konsideruar si levizjen e duhur “foltoren” dhe thirrjen e Kuvendit te jashtezakonshem!
Por, ceshtja e krijimit te besimit per te fituar zgjedhjet e ardhshme eshte me komplekse se largimi i Bashes. Partise Demokratike qe prej 2013 i mungojne rreth 150-170 mije vota pa te cilat nuk mund te kete rotacion, pra fitore perballe 700-730 mije votave te PS! Dhe keto vota te munguara jane pasoje e nje problematike komplekse.
Nese Kuvendi Kombetar qe do mbahet pas disa javesh nuk reflekton arsyet e mungeses se ketij elektorati te munguar prej 8 vitesh, PD do gjendet serish perballe dyshimeve per te krijuar besimin e nje shumice fituese.
Arsyet mund te jene te shumta por ne thelb ato shfaqen ne 3 aspekte: 1) statutore, pra PD duhet te funksionoje si parti serioze politike ne aspektin demokratik; 2) ideologjike, qe PD duhet te jete e qarte per axhenden e saj qeverisese si alternative e djathte superiore ndaj “rilindjes” se Rames; 3) politike, si permbledhje e dy aspekteve te para por e zberthyer ne hapa konkrete te menaxhuar me qartesi dhe vendosmeri!
Nese vazhdojme te qendrojme ne “rrethin vicioz” te ndryshimit pa ndryshim, pra thjeshte ne retorike, ky shans per te dale nga kriza do jete nje shans historik i humbur me pasoja te pakorigjueshme!
Per te dale me sukses nga kjo vorbull cdo demokrat qe nga Berisha e deri te anetari i seksionit me te larget, duhet te marrim pergjegjesite qe na takojne!
Demokracia eshte pjesemarrje!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here