Krimi brenda familjes në Durrës, flasin dëshmitarët: Kohët e fundit djali nuk fliste fare

0
167

Fqinjët e familjes Nika, djali i të cilës vrau prindërit mëngjesin e sotëm në fshatin Xhafzotaj të qytetit të Durrësit, kanë dhënë dëshmitë e tyre për News24 në lidhje me aktin e tmerrshëm.

Sipas fqinjëve, 29-vjeçari Leo Nika, kishte disa kohë që ishte kthyer nga Italia, dhe ishte një djalë i shoqërueshëm, por kohët e fundit vuante nga një gjendje depresive, dhe pothuajse nuk fliste fare.

Fqinjët: “Ne dëgjuam vetëm krismat. Djali ishte papunë, sapo ishte kthyer nga Italia. Kishte kohë që erdhi nga Italia, gati 1 vit. Prindërit i kishte pensionistë. Takoheshim çdo ditë në mëngjes. Ai ishte burrë i urtë, edhe djalin e njihja, të mirë ishin”.

Njoftimi i policisë

Durrës , më 29.06.2017. Informacion-paraprak. Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Dyshohet se autor është djali I tyre, shtetasi L.N. I cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here