Gjendet i vdekur infermieri 64-vjeçar në Elbasan, ja dyshimet e policisë

0
220

Një 64-vjeçar është gjetur i pajetë sot në Elbasan. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se viktima është Nebi Guga, infermier në Njësinë Administrative Lunik në Bashkinë e Librazhdit.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë nga një atak kardiak. ‘BalkanWeb’ mëson se ai ishte i ve dhe bashkëjetonte me një femër nga qyteti i Elbasanit.

Sakaq, trupi i personit te pajete është dërguar në morgun e Qendrës Spitalore të Elbasanit për t’ju bërë autopsia, për të konfirmuar edhe shkaqet e vdekjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here