Ja kush do të zgjidhet anëtar i ri i KQZ-së

0
204

Pas votimit të Denar Bibës në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka propozuar emrat e dy kandidatëve për ta zëvendësuar atë si anëtar të KQZ.

Bledar Skënderi dhe Erik Skëndaj kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve në pritje të votimit ditën e enjte nga Parlamenti.

ABC News mësoi se Erik Skëndaj nuk plotëson kriterin e moshës, që duhet të jetë mbi 35 vjeç, ndaj me shumë gjasë në KQZ do të zgjidhet Bledar Skënderi, i cili aktualisht është Nëndrejtor i ALUIZNI-t, ndërsa më parë ka qenë Nëndrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here