Farsa e një pushteti/ Deputetët ende të pavaksinuar, studentëve u kërkohet me detyrim!

0
91

Ditën e sotme është zhvilluar një debat në Parlament sa i takon punimve të komisioneve parlamentare. Mazhoranca përmes forcës së kartonit votoi në Konferencën e Kryetarëve që mbledhjet e komisiooneve, ku debatohen të gjitha ligjet që sjell qeveria, të zhvillohen online. Kjo në kuadër të masave anti-covid. Opozita sic edhe duhej kundërshtoi këtë vendim duke pohuar se po ndodh një grusht shteti parlamentar. Në shumicën e vendeve evropiane, komisionet parlamentare funksionojnë normalisht me prezencë fizike, pasi kjo është edhe rëndësia e mbajtjes së tyre.

Debati për ligjet e sjella nga qeveria nuk mund të bëhet online, kur një deputet ndodhet në kafe apo tjetri në shtëpi. Debatet për ligjet e qeverisë duhet të jenë transparente e të zhvillohen ballë për ballë pasi kjo përbën vlerën reale të komisioneve të përhershme. Nga debatet e tilla shpeshsherë është arritur edhe kthimi mbrapsht i ligjeve dhe më pas ndryshimi i tyre në favor të interesave qytetare. Ndërsa  nëse një projektligj qeveritar do diskutohet online, shanset e seriozitetit të këtij diskutimi janë fare afër zeros.

 

Por krahas standardid të debatit publik e të drejtpërdrejtë për ligjet, kërkesa e socialistëve nxjerr në pah një tjetër anomali të madhe që ndodh në vendin tonë. Ndërkohë që qeveria ka filluar të ashpërsojë masat e marra në kuadër të vaksinimit, duke detyruar pedagogë, mësues e së fundmi studentë për tu vaksinuar, me sa duket deputetët e mazhorancës janë në masë të pavaksinuar. Në këto kushte e gjithë propaganda e qeverisë për vaksinimin duket krejt një farsë. Kur ti nuk po zbaton rregullat e kërkuara në shtëpinë tënde politike, si mund të kërkosh vaksinimin me detyrim të studentëve?!

Më së pari, duhej të ishin vetë deputetët që të jepnin shembullin publik për vaksinimin. Kur ata e kanë në zgjedhjen e tyre vaksinimin, pse studentëve u duhet bërë me detyrim? A nuk janë pothuajse në të njejta kushte? Si studentët ashtu edhe deputetët mblidhen në një sallë të mbyllur e si pasojë rregulli duhet të jetë i njejtë për të gjithë. Nëse për deputetët i qenkërka lënë dëshirës së tyre vaksinimi, pse studentëve u duhet vendosur me detyrim? Kur në fakt nëse do të kishte një masë detyruese për vaksinimin, së pari ajo duhej vendosur mbi ligjvënësit e më pas mbi kategoritë e tjera.

 

Kjo e sotmja tregoi edhe një herë se pushtetarët janë të fundit që përballen me rrezikun, janë të fundit që i ndërmerren mbi supe masat ekstreme, janë të fundit që vuajnë padrejtësitë. Të gjitjha këto më parë kalojnë mbi qytetarët e thjeshtë, të cilët edhe në rastin e vaksinimit, po detyrohen për një proces i cili mbi të gjitha duhet të jetë zgjedhje personale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here