Abazaj i pamëshirshëm, shkatërron Skënderbeun në Gjirokastër me dy super gola

0
147

Kategoria Superiore nis me spektakël dhe polemika në vitin 2018. Kryesuesit e Skënderbeut kanë pësuar një humbje në transfertë ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-0. Në Gjirokastër ligjin e bëjnë vendasit, ndërkohë që protagonisti i madh është Kristal Abazaj. Sulmuesi i Luftëtarit shënon dy golat e ndeshjes duke i shkaktuar korçareve humbjen e dytë për këtë sezon.

Trajneri Hasan Lika e nisi me një formacion shumë sulmues duelin në Gjirokastër, teksa nga minuta e parë luan me Bregun, Abazajn dhe Rrocaj në mbështetje të Shkurtaj. Pas disa rasteve të rrezikshme, ndeshjen e zhbllokon në minutën e 25-të Abazaj, pasi i vetëm përballë portierit Shehi, ai e dërgon topin në rrjetë. Sulmuesi ka një mundësi shumë të mirë dhe pas dy minutash, por këtë herë ndalet nga shtylla. Bregu ndërkohë do të shpërdoronte një mundësi shënimi disa minuta më vonë.

Pjesa e dytë do të ishte edhe më spektakolare, teksa skuadra korçare nuk arrin që të jetë e rrezikshme në asnjë moment. Radas la me një lojtar më pak skuadrën e tij, pasi në minutën e 73-të ofendoi rëndë tifozët duke u larguar me karton të kuq nga gjyqtari. Luftëtari përfiton nga ky fakt duke shënuar golin e dytë me Kristal Abazajn. Sulmuesi që do të luajë në sezonin  ardhshëm me Skënderbeun, këtë herë realizon një gol edhe më të bukur nga një pozicion disi i prirët.

Luftëtari ngjitet në kuotën e 22 pikëve, ndërkohë që Skënderbeu mbetet në vendin e parë me 37 pikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here