Shpërthimi i tritolit në Fushë Krujë, identifikohet autori

0
160

Shpërthimi i një sasie tritoli tronditi pasditen e djeshme Fushë-Krujën, ndërsa versione të shumta u dhanë në lidhje me ngjarjen.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se kanë mundur që të identifikojnë autorin e hedhjes së tritolit dhe kanë zbardhur edhe arsyet e këtij akti terrorist.

Policia mësohet se ka shpallur në kërkim 49-vjeçarin S. K., nga Fushë Kruja, i cili është autori kryesor i hedhjes së tritolit në një parking automjetesh në lagjen “Punëtori” të këtij qyteti.

I shpalluri në kërkim e ka hedhur tritolin në një makinë të parkuar para një rrobaqepësie në pronësi të S. T., 48 vjeç. Burimet thanë se i shpalluri në kërkim e ka bërë këtë akt terrorist për shkak të një sherri familjar që kanë pasur ata.

Si pasojë e shpërthimit të tritolit janë dëmtuar edhe 5 makina të tjera që ndodheshin të parkuara aty.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here