Aeroplanmbajtësia ruse kryen sulmin e parë ajror në Siri

0
195

Rusia thotë se avionët e saj nga një aeroplanmbajtëse kanë kryer sulmin e parë ajror në Siri.

Ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, tha se forcat ajrore ruse kanë nisur më 15 nëntor një “operacion në shkallë të gjërë” kundër pozicioneve të grupit të IS-it, Frontit al Nusra në Idlib dhe në provincën Homs

“Për herë të parë në historinë e marinës tonë, aeroplanmbajtësi Admiral Kuznetsov ka nisur të marrë pjesë në luftime”, tha Shoigu në një takim me Presidentin Putin.

Anija luftarake u vendos në Mesdheun lindor muajin e kaluar.

Ndërkohë, sulmet ajrore goditën rajonet qëe mbahen nga rebelët në qytetin Aleppo të Sirisë për herë të parë që prej tre javësh.

Televizioni shtetëror sirian dhe aktivistët njoftuan se sulmet janë kryer nga forcar ajrore siriane.

Rusia ka kryer sulme ajrore në mbëhstetje të forcave të presidentit Bashar Assad për më shumë se një vit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here