Struktura e GDP kryeqytetase: Ja me çfarë jetojnë “tironsit”

0
167

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Tiranës arriti në 4 miliardë euro në vitin 2015, duke zënë 40 për qind të PBB-se në rang kombëtar sipas përditësimit të llogarive të kombëtare për rajonet që INSTAT ka bërë së fundmi.

Po a e dini se cilët janë sektorët që i mbajnë të zënë me punë kryeqytetasit? (Prodhimi i brendshëm bruto është një tregues ekonomik që paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti në një vit).

Të dhënat tregojnë se ekonomia e PBB e kryeqytetit dominohet nga sektorët e tregtisë dhe hotelerisë që kontribuojnë me 22 për qind, ndërtimi me 13 për qind dhe aktivitet e administratës publike me 14.7 për qind.

Përqendrimi i zyrave të Qeverisë në Kryeqytet është një avantazh që ekonomia e Tiranës ka në krahasim me qytetet e tjera të zakonshme.

Në ndryshim nga qarqet e tjera Tirana është një qytet në zhvillim si nga ana demografike e për rrjedhojë edhe nga zhvillimet ekonomike.

Për shkak të rritjes së vazhdueshme te popullsisë dhe përqendrimit të aktivitetit ekonomik, kryeqyteti ka pasur ritme më të larta zhvillimi sa se qytetet e tjera të vendit ku burimet natyrore ndoshta kanë qenë më të pasura.

Zgjerimi i vazhdueshëm ka bërë që sektori i ndërtimit dhe aktivitet që lidhen më të, të zënë një pjesë të konsiderueshme të aktivitetit ekonomik në kryeqytet. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe sektori i ndërtimit zënë rreth 21 për qind të ekonomisë.

Bujqësia nuk është fare në radarët e ekonomisë kryeqytetase, me 4.7% të totalit, nga gati 20% që është pesha e këtij sektori për të gjithë ekonominë shqiptare.

Gjatë periudhës 2010-2015 Ekonomia e Tiranës ka pasur ritme pozitive rritjeje, teksa disa qytete të tjera sidomos qarqet e veriut dhe Elbasani kanë pësuar ritme më të ulta rritjeje dhe ne disa vite rënie.

Në vitin 2015 ekonomia e kryeqytetit u zgjerua me 5%, por ritmet më të larta të rritjes i patën ekonomia e Dibrës me 11% dhe ajo e Durrësit me 8.2 për qind.

Të ardhurat për frymë të në Tiranës janë 4,860 euro ose sa 35% e mesatares se BE-së./Monitor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here