78 rreshta bajate dhe makthi rilindas që demaskohet në dy fjalitë e fundit: S’duam koalicione parazgjedhore!

0
126

EDITORIAL

Përmes një letre relativisht të gjatë, Partia Socialiste përmes Damian Gjiknurit, kërkoi sot të argumentonte se pse është pro hapjes së pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë, duke i dhënë shtysë edhe një herë skenarit të votimit të njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese.

Në tërë letër-justifikimin e Ramës përmes shkrimit të Gjiknurit për 30 korrikun qahet halli i partive të vogla! E besoni apo jo?! Rilindja po mbron partitë e vogla!!!

A thua se i ka plasur ndonjëherë Rilindjes për partitë e tjera, ku dihet se halli kryesor i saj është pushteti, të cilin e ka mbajtur përmes korrupsionit dhe lidhjes me krimin.

Përtej çdo justifikimi banal e propagandistik, ajo që vihet re qartësisht në 78 rreshtat e letrës së Gjiknurit është makthi rilindas për koalicionet parazgjedhore me formulën aktuale. Në dy rreshat e fundit, Gjiknuri e pohon qartazi këtë fakt, ku predikon koalicionet parazgjedhore unike, pra shkrirjen e formulës aktuale si edhe hapjen e listave në mënyrë gjysmake dhe jo 100 % sic propozoi Opozita e Bashkuar.

“Hapja e listave të kandidatëve dhe grupimi në koalicione parazgjedhore me lista unike siç e praktikojnë të gjitha vendet kryesore evropiane, inkurajon reduktimin e numrit të partive ‘fantazma’ në fletën e votimit. Kjo do të lehtësonte në përspektivën e afërt edhe zbatimin e teknologjisë në proceset e votimit dhe numërimit. Qytetarët do të kishin të drejtën të zgjidhnin përveç partisë edhe për kandidatin e tyre të preferuar por pa cënuar administrimin e procesit, votimin, numërimin në kohë dhe nxjerrjen e rezultatit”, shkruante Rama sot përmes Gjiknurit.

Kjo letër vjen si përpjekja e radhës e Rilindjes për ti dhënë legjitimitet një votimi të pritshëm më 30 Korrik, i cili çalon fort  si nga ana morale ashtu edhe ligjore. Parlamenti aktual, përtej numrit antikushtetues së përbërjes së tij, pasi nuk ka 140 deputetë në sallë, njihet edhe si legjislaivi më i turpshëm dhe absurd i të gjitha kohërave në Shqipëri.

Njerëz që nuk njohin as ligjet, me shkollim të mangët, dhe për më tepër që nuk kanë as njohuritë minimale për shtetin dhe funskionimin e tij, pritet të votojnë ndryshimin e Kushtetutës së vendit.

Dhe kjo po kërkohet të bëhet në këtë formë banale sepse kështu i intereson Rilindjes. Frika që e ka kapluar Ramën mbi përballjen zgjedhore me Opozitën e Bashkuar, është aq e madhe sa ai po mundohet me çdo formë e mënyrë për të ndalur humbjen e karriges së pushtetit. I duket sikur e ka pronë të tijën dhe nuk do të shqitet prej saj. Por populli përgjigjen ja ka dhënë, ja thonë çdo ditë edhe sondazhet e tij. Je i HUMBUR!

 

http://www.standard.al/2020/07/26/gjiknuri-i-termetit-te-dosjes-184-behet-engjell-mbrojtes-i-partive-te-vogla/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here