‘100 mijë euro bamirësi në Lezhë’/ Denoncon Këlliçi: Erion Veliaj apo Bashkia Tiranë i dhuron këto para?

0
169

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi ka denoncuar propagandën e kryebashkiakut Erjon Veliajt, i cili ka dhuruar bashkë me artistin Ermal Meta, 100 mijë euro për një qendër të kishës katolike në Lezhë.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka theksuar se duhet të bëhet publike se kush i ka dhuruar këto para, Erion Veliaj apo Bashkia Tiranë dhe nëse i dhuron bashkia, përse në Lezhë dhe jo diku në Tiranë ku zotëria është kryebashkiak.

Sipas Këlliçit, ky rast duhet hetuar menjëherë.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Bamirësi me paratë e kujt?

Që kryebashkiaku i Tiranës ka oreks për t’i futur duart gjithandej e di edhe bufi. Na e vërtetoi me ndërhyjen në zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku me gjuhën e tij të pistë shantazhonte zgjedhësit.

Këtë herë Veliaj shfaqet si bamirës krah artistit Ermal Meta. Të dy bashkë kanë dhuruar 100 mijë euro për një qendër të kishës katolike në Lezhë.

Erion Veliaj apo Bashkia Tiranë i dhuron këto para?

Nëse i dhuron bashkia, përse në Lezhë dhe jo diku në Tiranë ku zotëria është kryebashkiak? Nëse i dhuron bashkia, përse nuk afishohet emri i institucionit por emri i tij? Vetëm për propagandë. Për ta reklamuar veten si bamirës. Me paratë e kujt po bën bamirësin?

Ky rast duhet hetuar menjëherë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here