Skemë e re në shëndetësi/ Nga sot, vizita zero lek tek mjeku i flamiljes

0
204

Mjeku-dhe-bebiNga sot, çdo pacient që do t’i drejtohet mjekut të familjes për të kryer kontroll, shërbimin do ta ketë falas. Kjo skemë e re në shëndetësi u vjen në ndihmë si personave të siguruar dhe atyre të pasiguruar. Sot hyn në fuqi, sepse është dekretuar tashmë nga Presidenti,  vizita zero lek tek mjeku i flamiljes. Nëse deri tani  vije nga një skemë e siguruar apo e pasiguruar, ti duhet të paguaje 10 mijë lekë të vjetra për të bërë vizitën tek mjeku i familjes, edhe nesë do të ishe i siguruar dhe nuk kishe kartën me vete dhe nëse ishe i pasiguruar, në këtë rast kjo gjë është eliminuar. Duke folur për chech up-in, Ekonomi tha se deri në fund të muajit dhjetor, mbi 200 mijë persona kanë mërrë këtë shërbim. Deri në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar në kishim rreth 210 mijë individë të moshës 40-65 vjeç. Në këtë skemë ne arrijmë të parandalojmë 450 vdekje të parakohshme, sepse e japim këtë diagnostikim falas  dhe nga ana tjetër kemi një të ardhur përfituese neto që llogaritet 125 mln dollarë për 10 vjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency