Maçu Piçu – enigmë apo qartësi?!

0
415

Maçu Piçu është një nga vendet arkeologjike më mahnitëse në Tokë dhe ndodhet në zemrën e Andeve në Peru të Amirkës së Jugut. Ky vend 500 vjeçar tërheq 300’000 turistë në vit. Rrënojat e Maçu Piçut ndodhen në provincën Urubamba të Perusë. E futur si në folë mbi rrëpirat lindore të rrethinave të malit Vilcanota, Maçu Piçu ndodhet në lartësinë 2350 metra mbi nivelin e detit me një klimë nëntropikale me shira dhe pyje të dendur.

Por mbështetur në qytetërimet e lashta me histori të shkruar, është vështirë të kuptohet se si qe e mundur që një vend i tillë madhështor nuk pat qenë zbuluar prej spanjollëve kur ato pushtuan Perunë I quajtur “qyteti i humbur i Inkasve”, Maçu Piçu u zbulua në vitin 1911, domethënë rreth 400 vjet pas hyrjes së kolonizatorëve spanjollë në Peru. Maçu Piçu nuk ishte një qytet me qëllim administrative, tregtar apo ushtarak.

Ai më shumë ishte një qendër e shenjtë mbretërore e ndërtuar nga mbreti Inkas Paçakuti gjatë tërheqjes përballë pushtuesve mizorë spanjollë në vitet 1460-1470. Udhëtimet në rrugët pothuaj të pakalueshme që të dërgonin në këtë vend kryheshin vetëm me lejen mbretërore. Me vdekjen e Paçakutit, vendi i shenjtë mbeti nën kujdesjen e kushërinjve të tij dhe me kalimin Me shkatërrimin e shtetit të Inkasve me ardhjen e pushtuesve spanjollë, këta lexues të posaçëm u shpërndanë dhe u harruan. Spanjollët e shkelën Perunë në vitin 1532 dhe vala e parë e tyre përbëhej nga njerëz të pashkollë dhe mizorë, të cilët kishin pak interes për gjërat që nuk sillnin pasuri dhe pushtet.

Derisa në ato rrethina u dukën shkollarët, njohuria për Maçu Piçun kishte humbur. Gjithashtu, më 1536 Inkasit bënë një kryengritje por dështuan dhe në tërheqje e sipër dogjën e shkatërruan ngulmimet Inkase përgjatë udhës që të çonte tek Maçu Piçu. Ndërkaq, shirat e vazhdueshëm, klima e ngrohtë dhe prishjet e rrugëve nga rrëshqitjet e dherave e fshehën përfundimisht Maçu Piçun për rreth 400 vjet. Vendodhja dhe pamja e zakonshme e Maçu Piçut jepet në figurat bashkëngjitur.

Ajo që e bën sa enigmatik dhe po aq të qartë këtë vend është rrotullimi me 90o i pamjes së zakonshme. Kështu, pamja e rrotulluar shfaq tiparet e fytyrës së njeriut dhe ndërtimet (e rrënuara tani) përmbri përfaqsojnë flokët ose shaminë e kokës e shtrirë anash.(E ngjashme me fytyrat e lashta të Egjyptit?) Këto tipare dhe ky kuptim tokësor i këtij vendi mahnitës mund të shihen prej lartësive ku fluturojnë helikopterët e më lart./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here