Anglishtja sipas kreut të KOKSH: Ju ar dhi uans thet billd… (FOTO)

0
172

Si t’ia bësh kur nuk di anglisht dhe je i detyruar të flasësh në këtë gjuhë të huaj para një numri të madh delegacionesh ndërkombëtare? Zgjidhjen e ka gjetur presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, i cili ka shqiptarizuar të gjithë fjalimin që duhej të lexonte para fillimit të seminarit të ICMG, menaxhimit të sportit, që organizohej në bashkëpunim me homologët e Komiteteve Olimpike nga Libani, Malta, Qipro, Maqedonia, Mali i Zi, Tunizia dhe San Marino. Bezhani ka lexuar fjalimin e hapjes para pjesëmarrësve në seminar dhe më pas ka dashur ta ndajë atë edhe me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Por nga shpejtësia apo pakujdesia, në Facebook ka përfunduar fjalimi i shqiptarizuar dhe jo ai i shkruar në gjuhën angleze. Edhe pse gabimi është korrigjuar me shpejtësi, “simpatizantë” të drejtuesit të KOKSH nuk kanë ngurruar të kopjojnë me shpejtësi këtë gafë dhe ta shpërndajnë në rrjetet sociale.

14963009_10210738400797353_1413234914_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here