Publikohen fotot nudo të gruas së Donald Trump

0
152

Donald Trump mendon se gruaja e tij do të jetë një Zonjë e Parë model dhe ja ku është prova.

Ky është rreshti i parë i artikullit të New York Post të titulluar “Melanie Trump ashtu siç nuk e keni parë asnjëherë”, ku janë publikuar foto të zonjës Trump të bëra për Max Magazine në janarin e vitit 1996.

Melania që dikur mbiemrin e kishte Knauss kishte pozuar për revisten franceze Max Magazine, revistë kjo që blihej kryesisht nga burrat, shkruan The Post.

“Melania ishte shumë e mirë, ajo ishte fantastike dhe tepër e sjellshme me mua”, ka thënë për The Post, Alé de Basse­ville, fotografi që kishte shkrepur këto foto nudo të Melanias.

Ai shton se ajo asnjëherë nuk është ndjerë në siklet derisa kanë realizuar fotot.

The Post e ka pyetur edhe vet Donald Trump-in rreth fotove lakuriq të gruas së tij.

“Melania ka qenë një nga modelet më të njohura dhe ajo ka bërë shumë fotografi, përfshirë edhe katër ballina të revistave të mëdha. Këto fotografi janë realizuar për një revistë europiane. Në Europë foto si këto janë shumë në modë dhe të zakonshme”, ka thënë Trump.

Titulli me shkronja të mëdha e The New York Post është “The Ogle Office”, që në përkthim në shqip përafërsisht  është “Zyra e Lakmueshme”241156 241157 241158

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here